Dy bashkëpunëtorët e Gruevskit mbeten në Shutkë, i refuzohet kërkesa

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski mbesin në paraburgim në “Shutkë”. “Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit Shkup, pas seancave publike të mbajtura gjyqësore më 26.11.2018, më 27.11.2018 mori vendime me të cilat ankesat e të akuzuarve Mile Janakieski nga Shkupi dhe Kiril Bozhinovski nga Shkupi, të parashtruara përmes mbrojtësve të tyre i refuzoi si të pabaza dhe i konfirmoi vendimet e Gjykatës Themelore Shkup 1, me të cilat të akuzuarve u është caktuar masë paraburgimi”, kumtojnë nga Gjykata e Apelit Shkup.

Marketing

Të akuzuarit dje në seancë publike para gjykatësve në Gjykatën e Apelit kërkuan heqjen e paraburgimit. Bizhinovski para gjykatësve theksoi se nuk ka për qëllim të arratiset, ndërsa si dëshmi për këtë e theksoi atë që 17 muaj i respekton masat e kujdesit të përcaktuara nga Gjykata. Sipas Janakeskit, gjatë përcaktimit të masës paraburgim institucionet i kanë shkelur ligjet, konventat dhe të drejtat e njeriut, si dhe se PSP është dashur të bëjë kontroll me Kabinetin e Ivanovit dhe të kontrollohen incizimet nga kamerat e sigurisë për vizitat te presidenti.