Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashaka thirrur një takim me aleatët e tij opozitar.
Takimi i Bashës me aleatët vjen dy ditë para protestës kmbëtare, ndërsa në qendër të diskutimit do të jetë edhe vazhdimi i aksionit opozitar, shkruan OraNews, transmeton Klan Kosova.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një letre publike i ka kërkuar kreut të opozitës që të ulen në dialog, por Basha duke refuzuar dialogun, nga Durrësi tha se dorëheqja e Ramës është kusht i panegociueshëm.
Përndryshe, Shqipëria gjendet në një valë protestash opozitare, shpesh të dhunshme, me kërkesën për formimin e një “qeverie tranzitore” ndërsa dje është protestuar edhe nga studentët me 14 kërkesat e tyre që lidhen me përmirësimin e gjendjes në arsim.