Dy ditë zie në Shqipëri për vdekjen e shkrimtarit Kadare

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur dy ditë zie për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Marketing

Vendimi është marrë të hënën në mbledhjen e qeverisë, me nënshkrimin e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, do të jetë gjithashtu pjesë e Komisionit të Posaçëm Shtetëror që do të ngrihet për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore që do të mbahen në nder të tij.

Homazhet do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, të mërkurën në datën 3 korrik, në dy fasha orari, nga ora 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.