SPB Kumanovë sot pas informacioneve paraprakisht të marra se në një objekt në fshatin Vaksincë dy persona – emigrantë po mbanin peng një grup të madh emigrantësh, në një ndërtesë të braktisur i gjetën 21 persona – emigrantë.
Nga MPB sot informuan se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në ndërtesën e braktisur u gjetën 21 emigrantë, dy prej të cilëve autorët e veprës të cilët janë nga Pakistani të cilët u privuan nga liria si edhe 19 persona të dëmtuar – emigrantë.
Po punohet në zbardhjen e rastit, me ç’rast do të parashtrohet parashtresë përkatëse.