Dy femra shantazhojnë një mashkull kosovar, i kërkuan 30 mijë euro, Policia i arreston duke i marrë paratë

Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve –DRP të Ferizajt, kanë arrestuar dy të dyshuara S.K . (f/kosovare /36-vjeçare) dhe SH.K.(f/kosovare,33-vjeçare) me dyshimin e bazuar se të dyshuarat kanë kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës I.V. (m/kosovar 43 vjeç).

Marketing

Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat, në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 eurosh për të tërhequr padinë ndaj vëllait të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjendet në paraburgim.

 

Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe të dyshuarat janë arestuar në flagrancë, derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K. lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti pas kompletimit do të procedohet në prokurori.

Marketing