Dy futbollistët e Juventusit mposhtin koronavirusin

Një lajm i mirë ka gëzuar ditën e sotme klubin e Juventusit si dhe gjithë tifozët bardhezi.

Marketing

Dy futbollistët e prekur nga pandemia Covid-19, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani, e kanë fituar betejën e tyre me virusin.

Rugani ishte edhe i pari lojtar në Serie A që infektohej me koronavirus, por pas një lufte të gjatë me të arrin të fitojë edhe ndeshjen më të madhe të jetës së tij.

“Zonja e vjetër” sheh kështu dritë në fund të tunelit, duke qenë se do e ketë grupin e futbollistëve të shëndetshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Italian, që ndan me të gjithë këtë njoftim mjaft të bukur për ta.

Ndërkohë Italia do të vijojë të mbetet në izolim edhe muajin e ardhshëm, ndërsa shpresohet se në fund të majit mund të nisin sërish stërvitjet e klubeve.

Në këtë mënyrë bardhezinjtë do të kishin grupin e plotë dhe do të hynin me një tjetër fytyrë në fushën e stërvitjes.