Dy gola Liverpool-it, Sarr: Me paratë e fituara i kam blerë dele babait

Ismaila Sarr, sulmuesi Watford-it, është lojtari i momentit në Premier League, pasi i shënoi dy gola Liverpool.

Marketing

Futbollisti nga Senegali shënoi dhe blerjen më të shtrenjtë të Watford-it, , i cili pagoi në verë 27 milionë euro te Renne në Francë.

Gjatë një interviste, sulmuesi është shprehur se me një pjesë të parave që ka fituar në Angli i ka bërë një dhuratë të veçantë babait të tij.

“Me paratë e fituara i kam blerë dele babait tim. Më parë ai nuk kishte një fermë, tani e ka një të tillë. Gjithmonë ka qenë ëndrra e tij”, është shprehur futbollisti.

Sarr ka treguar se është edhe një njeri me zemër të artë. Ai nuk e ka harruar origjinën e tij, pavarësisht sukseseve të arritura në karrierën e tij.

Marketing