Dy kolege që punojnë në një institucion shtetëror janë përleshur fizikisht në qendër të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) publikoi në biltenin e saj se të martën në mbrëmje në qendër të Shkupit është prishur rendi dhe qetësia publike për shkak të një përleshjeje fizike midis dy grave.

Marketing

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një incident mes dy punonjëseve të Agjencisë për Film, që ka ndodhur pas një keqkuptimi të mëparshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se më 23 tetor në orën 21:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar për një incident në qendër të qytetit, ku ka ndodhur një përleshje fizike midis dy grave pas një keqkuptimi. Sipas informacioneve, njëra nga të përfshira është 38-vjeçarja A.M. nga Shkupi dhe tjetra është 39-vjeçarja Sh.M. nga fshati Trubarevë, Shkup./Pacensure

Marketing