



Dy kundërkandidatët për Komunën e Çairit, Visar Ganiu nga radhët e BDI-së, dhe Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, sot e kanë përfunduar fushtën zgjedhore. Visari dhe Kastrioti fushatën zgjedhore e përfunduan sot duke e përqafuar njëri-tjetrin.
Postimi i plotë:
Fushatën elektorale e filluam me një kafe në Çarshinë e Vjetër me kundërkandidatin tim Kastriot Rexhepi dhe sot rrugët rastësisht na u bashkuan përsëri në Çarshi, për ta shënuar fundin e kësaj fushate.
Kjo është demokracia të cilën duam të promovojmë. Pavarësisht dallimeve politike dhe programeve, ne gjithmonë duhet të bëhemi bashkë për ti dhënë më të mirën qytetarëve tanë.