Dy lojtarë të tjerë me Coronavirus në Serie A, ish-sulmuesi i Milanit rezulton pozitiv!

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga Coronavirusi i tmerrshëm. Mbi 17 mijë raste ka në vendin fqinj, si dhe mbi 1200 të vdekur.

Marketing

As futbolli nuk ka shpëtuar nga virusi i tmerrshëm, ku lojtari i parë që u konfirmua ishte Daniele Rugani. Më pas, ishin edhe disa lojtarë të Sampdorias, ndërsa së fundmi konfirmohet që është prekur edhe Fiorentina.

Kapiteni German Pezella dhe ish-sulmuesi i Milanit Patrick Cutrone kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Vërtet situatë alarmante në Itali dhe në të gjithë Botën.