Dy makina të djegura në Shkup, policia po heton rastet

Dy makina sot në mëngjes janë gjetur të djegura nga zjarri në një vend parkimi në bulevardin “Jane Sandanski” pa numër, pas klinikës ortopedike “Shtëpia e Nënës” në Aerodrom.

Marketing

Komandanti i Brigadës për mbrojtje nga zjarri i Qytetit të Shkupit Zvonko Tomeski për MIA-n deklaroi se nga zjarri është djegur tërësisht njëra makinë “Shkoda felicia”, ndërsa pjesërisht ishte djegur një makinë tjetër e tipit “Ford fiesta”.

“Për zjarrin jemi informuar përmes telefonit dhe intervenuam nga ora 5.08 minuta deri në orën 5.55 minuta. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë katër zjarrfikës me një automjet”, tha Tomeski.

Është shkaktuar dëm material prej 300 mijë denarëve. Policia theksoi se do të hetojë rastin.