Dy ministra të rinj të kabinetit Rama e mësuan detyrën e re nga televizori

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri nga mbledhja e Asamblesë së PS. Në ndryshimet e qeverisë, Rama solli emra të rinj që i futi sot në kabinetin e tij.

Marketing

Ndër emrat rinj janë Ervin Mete në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Igli Hasani në krye të Ministrisë së Jashtme dhe Albana Koçiu në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Marsela Karapanço bëri me dije një detaj interesant. Sipas saj, Mete dhe Hasani e kanë mësuar detyrën e re nëpërmjet televizorit.

E vetmja nga këto emra të rinj që ka qenë e pranishme në takim ka qenë Albana Koçiu, e cila është anëtare e Asamblesë së PS-së.