Dy ministrat e BDI-së, ai i Arsimit Arbër Ademi dhe ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi janë gati për 12 Prill me një fitore të madhe. Pas shpërndajres së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ademi dhe Bekteshi kanë dalë për një kafe me ish kryeparlamentarin XHaferi dhe dy deputetët e BDI-së.
“Gati 12 Prilli” thuhet në fotografinë e përbashkët ministrat dhe deputetët e BDI-së.
Ndryshe sot pasdite Kuvendi njëzëri me 108 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur” e ka miratuar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill.
Vendimi për shpërndarjen është dorëzuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili në fjalimin e tij tha se pas konsultimeve të zhvilluara më 10 shkurt me KSHZ-në, dita e sotme është e fundit për shpërndarjen e Parlamentit.