Dy minuta larg suksesit, Shkupi ruan distancën me Shkëndijen, “ngec” Renova

Shkupi ia ka dalë të shmangë disfatën në ditën e sotme të kampionatit maqedonas teksa ka barazuar me rezultatin 1-1. Në fakt, ka qenë Shkëndija e Tetovës ajo që ka udhëhequr sfidën e para duke shfrytëzuar një gol të ish-futbollistit të Kukësit, Sindrit Guri. Mirëpo, dy minuta para se të përfundonte koha e rregullt, Shkupi ia doli të rikthente balancat.

Marketing

Ky ishte një barazim shumë i vlefshëm për Shkupin që ruan kryesimin e kampionatit me 39 pikë, ndërsa mban në distancë edhe tetovarët të cilët mbeten në vendin e tretë me 31 pikë pas 17 javëve të luajtura.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, Renova u ndal në një barazim shtëpiak 1-1 ndaj Tikves, duke u stopuar në vendin e katërt të klasifikimit teksa Makedonija GP triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Akademija Pandev.

Rezultatet e javës së 17:

Skopje-Struga 1-0
Makedonija GP-Alademija Pandev 4-1
Pelister-Borec 1-3
Renova-Tikves 1-1
Bregalnica-Rabotnicki 1-2
Shkupi-Shkëndija e Tetovës 1-1

Marketing