Dy motra janë sulmuar fizikisht nga vëllai dhe bashkëshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc të dielën.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vëllai dhe bashkëshortja e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, është shkruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.