Dy nga të lënduarit nga shpërthimi i bombulës në Komanovë djegie në 90% të trupit

Katër persona kanë mbërritur në Qendrën Urgjente Kirurgjikale, pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombulës që ndodhi sot në Rramanli. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shpjegon drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Arben Lleshi.

Marketing

Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale sort rreth orës 11, kanë mberritur katër të lënduar dhe atë si pasojë e djegies. Nga të katër të lënduarit, dy prej tyre tashmë janë hoapitalizuar pranë njesisë për mjekim intensiv pranë Klinikës për traumatologji, ortopedi anestezion. Ndërsa, dy të tjerët qe janë më lehtë të lënduar, janë hospitalizuar plnë Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të oarët që janë në njësinë për mjekim intensiv janë me djegie mbi 90% të sipërfaqes trupore që për fat te keq është inkomoatibile me jetën dhe njëri preu tyre tashmë është në aparat për frymëmarrje artificiale- deklaroi Arben Lleshi- drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale./Alsat/

Marketing