Dy persona bien në humnerë, QMK jep detajet nga aksioni i shpëtimit (FOTO)

Dy persona me motoçikletë me katër rrota kanë rënë në një humnerë rreth 20 metra të thellë në afërsi të fshatit Aldinci. Rasti është paraqitur në numrin 112 të QMK-së, prej ku menjëlherë ka nisur askioni i shpëtimit.

Marketing

“Në vendin e aksidentit ka mbërritur ekipi i ndihmës mjekësore emergjente, por për shkak të paaksesueshmërisë në terren, është pritur për ekipin me pajisje speciale nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit”, sqaruan nga QMK.

Fatmirësisht, të dy personat janë shpëtuar dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, por sipas gjitha gjasave me fraktura./KlanMacedonia