Dy persona humbin jetën në aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova.”

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu.

Ai shtoi se disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe ndodhen në gjendje të rrezikshme për jetën.

Policia raportoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim./Telegrafi

Marketing