Dy persona rëndë të lënduar, 24 fatkeqësi komunikacioni gjatë fundjavës në Shkup

Një shofer dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta në 11 nga gjithsej 24 fatkeqësi të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup.

Marketing

Nga komunikacioni janë përjashtuar 77 vozitës, prej të cilëve pesë fillestarë, ndërsa 71 para se të pajisen me patent shofer. Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 52 automjete, 50 të paregjistruara dhe dy të mbingarkuara.

Janë shqiptuar 21 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karotreci” ka larguar 145 automjete.

Policia sanksionoi edhe 13 vozitës për kalim në dritë të kuqe, pesë për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, tre për reshtim të parregullt, dy për tejkalim të parregullt.

Janë shqiptuar masa për 37 vozitës për përdorim të celularit, 16 për mos mbajtje të rripit të sigurimit.

Marketing