Më 27.09.2018 rreth orës 13:20 në Stacionin policor Tetovë, D.A.(23) dhe H.XH.(18) që të dy nga Tetova kanë paraqitur se në rrugën “Marshall Tito”, rreth orës 11:50 fillimisht janë ofenduar, e më pas D.A. është sulmuar nga S.A.(43) nga Tetova.
Dy tetovarët të cilët kanë lajmëruar, kumtoi sot MPB, kanë ndarë fletushka me përmbajtje lidhur me referendumin vijues. Sipas asaj që është paraqitur, S.A. ua ka ndryshur fletushkat, i ka ofenduar dhe në një moment ka tentuar me grusht ta godasë D.A., por ai i është shmangur goditjes, pas çka S.A. me këmbë e ka goditur në shpinë dhe së bashku edhe me dy persona, të cilët kanë qenë me të, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit, qëndron në kumtesë./koha