Dy persona u përpoqën me armë të futen në autobusin urban me numër 16, konfirmon MPB.
Në ora 13.30 është raportuar se në autobusin urban me numër 16 në afërsi të Parlamentit, dy persona me veturë janë ndalur afër autobusit dhe tentuan me përdorim të armës të futen brenda.
Pasi përpjekja e tyre dështoi ata ikën në drejtim të Draçevës. Njëri prej tyre u kap nga policia ndërsa po gjurmohet për personin tjetër.
Policia gjeti armën sepse ata derisa vozisnin e hodhën atë në rrugë. Hetimi vazhdon.