Dy propozimet e VMRO-së? – Opozita thirrje kryeministrit për ta ndarë mendjen

LSDM të thotë se cilin nga dy propozimet e kryetarit Mickoski që mbrojnë identitetin dhe mundësojnë integrimin në BE e pranon, përndryshe nuk ka nevojë për negociata. Kështë kanë thënë sot nga VMRO-ja opozitare përmes një reagimi drejtuar opinionit dhe qeverisë.

Marketing

Nga opozita i bëjnë thirrje kryeministrit Kovaçevski që të inkurajohet dhe të marrë guximin që t’iu tregojë qytetarëve se cilin propozim e pranon e të mos manipulojë, sipas

E para, vlefshmëria e shtyrë e ndryshimeve kushtetuese kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe qeveri kalimtare pa BDI. E dyta, zgjedhjet në vjeshtë, garanci nga institucionet e BE-së për identitetin shekullor maqedonas, një paketë ndihme nga Komisioni Evropian për ekonominë dhe qytetarët maqedonas dhe një kërkesë për Bullgarinë për zbatimin e të paktën 3 aktgjykimeve të GJEDNJ-së lidhur me maqedonasit në Bullgari. Edhe pas zgjedhjeve, partia që do të jetë opozitë duhet të mbështesë qeverinë dhe shtetin në zbatimin e këtyre hapave”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nëse Kovaçevski nuk deklarohet për njërin nga këto propozime, sipas VMRO-së, më mirë të mos e vazhdojë më këtë temë.

Marketing