Disa video të publikuara me datë 12 gusht nga portali Insajder në Kosovë, ka bërë që policia shqiptare të nis hetimet për dy persona.
Luig Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë besimtarët myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.
Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimavëve të shteteve tona fqinje, dukë u thënë se për ta nuk kanë vend në Shqipëri.
Përmbajtjen e këtyre videove, drejtoria e antiterrotit shqiptar e ka cilësuar vepër penale për Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, dhe për këtë arsye të dy personat në video janë shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve dhe kqyrjes së sistemit TIMS, personazhet e këtyre videove rezultojnë të jenë jashtë territorit të vendit tonë.
Anton Zefi nga Malësia e Madhe dhe Luig Marku nga Kallmeti i Lezhës, do të përballen me drejtësinë e vendit tonë, ndërkaq hetimet e mëtjeshme po kryhen nga prokuroria e Shkodrës dhe Lezhës, për të gjetur të tjerë persona të përfshirë në këto aktivitete./TCh/