Dy raste të reja të fruthit në Shkup

Sot janë vërtetuar dy raste të reja me fruth. Bëhet fjalë për një fëmijë 18-muajsh nga Komuna e Çairit dhe për një fëmijë katërvjeçar nga Komuna e Aerodromit të cilët kanë qenë të pa vaksinuar. Ata janë transferuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Marketing

Sipas gjetjeve nga inspektimi i kryer në pikat e vaksinimit, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se të gjitha vaksinat kundër fruthit janë me cilësi të mirë dhe me afat.

Ai thotë se ky keqkuptim ka ndodhur kur nëpër vaksina janë ngjitur deklarata me datë të skaduar, ngaqë kanë qenë nga një seri më e vjetër. Sipas Filipçes, ky akt ka ndodhur pasi janë distribuuar produktet në Maqedoni dhe pasi kanë kaluar në kontroll të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë për barëra “Malmed”. Totali i vaksinave me ngjitëse të gabuara të datës përbën 1% e të gjitha vaksinave.

Venko Filipçe thotë se këtu puna nuk përfundon, ai tha se kompania “Malmed” do të bëj inspektimin e procedurave të brendshme, për të parë si ka ardhur deri të ky lëshim serioz. Ndryshe deri tani janë vaksinuar rreth 1300 fëmijë.

Është vërtetuar se të gjitha vaksinat janë me cilësi të mirë, të gjitha vaksinat janë nga prodhuesi origjinal. Është kjo kompania e cila me vite i sjell vaksinat e njëjta, nga prodhuesi i njohur evropian “Glasus mit klajn”. Në një numër të vogël të vaksinave janë ngjitur deklarata me datë të vjetër, të cilat kanë qenë të serisë së vjetër, të cilat kompania e njëjtë i ka sjell në vendin tonë, tha Venko Filipçe – mninistër i Shëndetësisë.