Dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, babë e bir të kthyer nga Italia

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë urgjente që dërgoi para pak çastesh (e hënë 9 mars 2020 00:23) thotë se konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri.

Marketing

Bëhet fjalë për dy persona, meshkuj, atë e bir që kanë ardhur nga Italia. Ata ndodhen nën kujdes mjekësor, raporton noa.al. Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti. MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.