Dy rregullat e reja që do t’i shohim nga nesër në Champions League

Nesër zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Kjo fazë shumë interesante e kësaj gare në këtë edicion vjen me dy ndryshme, përkatësisht dy rregulla të reja të përcaktuara tashmë nga UEFA.

Së pari, do të mbetet në fuqi rregulli për të bërë pesë zëvendësime brenda kohës së rregullt, ndërsa nëse ndeshja shkon në vazhdime do skuadrat do të kenë të drejtë të bëjnë edhe nga një zëvendësim shtesë.

Ndryshimi tjetër i madh është do të jetë ai që ka të bëjë me golat. Në fakt tashmë është zhvleftësuar goli si mysafir që në të shumtën e rasteve ishte përcaktues për skuadrat që të vazhdonin ose jo në fazën tjetër.

Sipas UEFA-së, në mbledhjet e zhvilluara me trajner dhe drejtues të klubeve, goli si mysafir kishte më shumë aspekte negative që në një mënyrë apo tjetër i detyronte skuadrat që ta luanin lojë defanzive.

Pra, nga ky edicion, goli si mysafir nuk është më në fuqi.