Dy shqiptarë ngjiten në majën më të lartë në botë, në Everest

Një tjetër sukses është korrur nga dy alpinistë shqiptarë, të cilët kanë arritur të ngjiten në majën më të lartë të botës, në Everest.

Marketing

Mësohet se babë e bij, Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi, ia kanë dalë me sukses të ngjiten në majën e Everest. Ky fakt është bërë e ditur në faqen e tyre të web-it, ku kanë shkruar:

EKSPEDITA EVEREST 2019 PËRFUNDOJ ME SUKSES!

Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi në majen me te lartë në botë!

Mrikë Malsorja si 17 vjeçare njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikçi, sot me daten 27 Maj në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majen më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led.

Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.

Mrika Nikqi, e cila është vetëm 17 vjeçare, ka për qëllim që para se ti mbushë të 18-at të ngjisë 7 majat më të larta në botë. Deri tani ka arritur që të ngjitet në 4 prej tyre.

Marketing