Dy shqiptarë shpallen fajtorë nga drejtësia britanike, akuzohen për trafik droge(Emrat)

Dy shtetas shqiptarë janë deklaruar fajtorë nga drejtësia britanike lidhur me një sekuestrim të madh droge vitin e kaluar.

Marketing

Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët e kapur janë Matian Kroi dhe Konstandin Osmenaj.

Ata të dy u deklaruan fajtorë për posedimin e kanabisit me një vlerë më të madhe për qëllime shitjeje ose furnizimi.

Akuzat për trafik droge janë pohuar nga të dy shqiptarët gjatë seancës gjyqësore.

Gjyqtarja Catherine Staines i la të dy të pandehurit në paraburgim për t’u paraqitur sërish përpara Gjykatës së Qarkut Nenagh më 3 tetor./