Dy të akuzuarit pranojnë fajin për dhunën ndaj Selës

Cejo Georgievski dhe Stojan Pavllevski për të cilët Prokuroria pas shqyrtimit të provave të reja e ndryshoi aktpadinë, nga tentim për vrasjen e deputetit Ziadin Sela në dhunë për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, sot para gjykatës e pranoi fajin për aktakuzën e re.

Marketing

“E pranoj fajin, e kuptoj aktpadinë”, tha Georgievski.

Avokati i tij Donço Nakov kërkoi, në pajtim me aktakuzën e re, procedura kundër Cejo Georgievskit të veçohet.

Edhe i akuzuari Stojan Pavllevski, tha se e kupton veprën e re për të cilën akuzohet dhe se pas provave në videot e dhëna ndjehet fajtor.

“E pranoj fajin. Ndjehem fajtor për veprën për të cilën akuzohem”, tha Pavllevski.

Dy të akuzuarit thanë se me vetëdije dhe në mënyrë vullnetare e pranojnë fajin.

Kryetarja e Këshillit gjykues gjykatësja Sllavica Andreevska, pas pranimit të fajit prej të akuzuarve, tha se vepra penale për dhunë e ngritur pas ndryshimeve të aktpadisë veçohet nga procedura për të akuzuarit e tjerë të cilët akuzohen për tentim për vrasje.

Për veprën penale dhunë, sipas ligjit, është paraparë dënim me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Gjykatësja Andreevski pas pranimit të fajit nga Georgievski dhe Pavllevski dha pauzë prej një ore, pas së ciklës pritet të vazhdojë gjykimi.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktpadisë së re, akuzohen shtatë persona: Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Penale.

Marketing