Dy të arrestuar për tentimin për vrasje në Batincë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personale për shkak ekzistimit të dyshimit se si bashkëpunëtorë kanë kryer vepër penale “tentim vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 dhe nenin 22 nga Kodi Penal.

Marketing

“Personat dyshohet se më 22.10.2018 në fshatin Batincë, me paramendim kanë tentuar ta privojnë nga jeta një person. Derisa i dëmtuari e ka drejtuar automjetin motorik të blinduar ‘BMV 750’ me targa gjermane në rrugë dhe ka kaluar në afërsi të varrezave, dy të dyshuarit kanë shtënë drejtë tij me kallashnikov. I dëmtuari është ndalur me automjetin, ndërsa kur të dyshuarit i janë afruar me armë në duar, ai e ka lënë automjetin në lëvizje dhe ka ikur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Njëri prej të dyshuarve është privuar nga liria dhe i dëmtuari ka bërë identifikimin e tij, ndërkaq i dyshuari tjetër, theksohet në komunikatë, nuk është i qasshëm për organet e policisë dhe për të Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë flet-arrest qendror.

Marketing