Dy të vdekur në një furgon mbushur me refugjatë, shoferi austriak në kërkim

Policia austriake po kërkon shoferin e një fugoni, i cili u kap me rreth 30 persona brenda mjetit të tij, ngjeshur në një hapësirë të vogël, dy prej të cilëve kishin vdekur.

Marketing

Drejtuesi i mjetit ka ikur në këmbë, dhe aktualisht është në kërkim.

Ushtria kontrolloi automjetin dhe zbuloi 26 persona të gjallë dhe dy të vdekur. Sipas hetimeve paraprake të gjithë refugjatët e gjetur në fugon ishin burra nga Siria.

Austria, e cila ka parë një fluks imigrantësh në kufijtë e saj lindorë dhe jugorë, rriti kontrollet në korrik. Policia deklaroi se 250 kontrabandistë janë arrestuar që nga fillimi i vitit.

Më 27 gusht 2015, 71 imigrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Afganistani, përfshirë tre fëmijë dhe një foshnjë, u mbytën në ndarjen hermetike të një fugoni, ku kontrabandistët i kishin fshehur.

Ata u zbuluan në Austri, por vdiqën ndërsa ishin akoma në anën tjetër të kufirit. Pothuajse katër vjet më vonë, gjykatat hungareze dënuan kontrabandistët e tyre me burgim të përjetshëm.