Dy ushqimet që e përkeqësojnë kollën te fëmijët

Kolla është një simptomë që mund të shfaqet për shkak të ftohjes, gripit, alergjive apo edhe refluksit gastroezofageal. Nëse kolla zgjat më shumë se 10 ditë, është e rëndësishme të vizitoni mjekun për një kontroll të plotë, pasi mund të parandaloni infeksione të përsëritura në rrugët e frymëmarrjes, që mund të çojnë në bronkit kronik.

Marketing

Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se kolla ndihmon në largimin e irrituesve dhe agjentëve infektivë nga mushkëritë. Prandaj, trajtimi simptomatik i kollës nuk është gjithmonë i nevojshëm dhe, sipas literaturës shkencore, përdorimi i antitusiveve nuk ka efekte pozitive të dukshme.

Një faktor tjetër që mund të përkeqësojë kollën te fëmijët janë disa ushqime. Kështu, qumështi i lopës dhe bananet janë dy ushqimet që duhet shmangur gjatë periudhës kur fëmija ka kollë. Qumështi i dhisë ose i deles është më i përshtatshëm, ose mund të përdoren alternativa si qumështi i sojës apo ai i bajameve. Gjithashtu, bananet, që krijojnë shumë gëlbazë, janë të ndaluara sidomos në dimër, kur nuk janë në stinë.