​Dy vëllezërit Inzaghi, trajnerë në Serie A

Punës së trajnerit në Serie A i është bashkuar edhe vëllai i Simone Inzaghit, Filipo Inzaghi.

Marketing

Salernitana e ka emëruar Filippo Inzaghin si trajnerin e ri për ta zëvendësuar të shkarkuarin, Paulo Sousan,

Sousa u shkarkuar sot pas një starti jo të mirë të sezonit, ku Salernitana ende nuk di për fitore dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë.

Filippo Inzaghi merr tani drejtimin e klubit, dhe do të ketë për detyrë t’i shpëtojë rënies nga liga.

“Salernitana bën të ditur se ka arritur marrëveshje me zotëri Filippo Inzaghin dhe i beson atij përkohësisht për punën teknike me skuadrën e parë”, tha klubi përmes një komunikate.

Inzaghi e filloi karrierën e tij si trajner te Milani në vitin 2014, klub ky tek i cili ai e përfundoi karrierën si lojtar. Ai ka fituar promovimin në Serie B me Venezian dhe në Serie A me Beneventon, dhe sezonin e kaluar ka menaxhuar Regginan në Serie B.

Tani, Serie A do të ketë dy vëllezër trajnerë, pasi që Filippo Inzaghi është vëllai i Simone Inzaghit, trajnerit aktual të Interit.

Ndeshja e radhës e Salernitanas do të jetë përballë Cagliarit, që momentalisht zë vendin e fundit në Serie A, vetëm një pikë më pak se skuadra e re e Inzaghit.

Marketing