Dy viktima në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku dy femra kanë humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Marketing

Rastin për mediat e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vetë aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe në vend ngjarje kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave: L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa ngasësi i automjetit dhe një pasagjer tjetër janë dërguar në QKUK. Me rastin po merren njësiti i trafikut” ka thënë Ahmeti.