Dy skiatorë kanë humbur jetën këtë në rajonin austriak të Tirolit, pasi u përfshinë nga një ortek dëbore.
Incidenti tragjik ndodhi pranë majës së malit Rosskopf, në zonën Hippach, ndërsa viktimat po praktikoheshin në ski alpin.
Në vendngjarje u angazhuan tre helikopterë shpëtimi, të cilët arritën të lokalizojnë trupat e dy skiatorëve të ndjerë.
Ndërkohë, kërkimet vazhdojnë për një person të tretë, i cili dyshohet se është prekur gjithashtu nga orteku. Operacionet e shpëtimit po vijojnë pavarësisht kushteve të vështira në terren.