Dy yjet e Barcelonës në radarin e klubeve arabe para afatit kalimtar veror

Dy yjet e Barcelonës pritet të jenë sërish objektiva të klubeve arabe para hapjes së afatit kalimtar veror.

Marketing

Blaugranasit po synojnë largimin e disa lojtarëve të ekipit të parë në muajt në vazhdim, teksa po synojnë të arrijnë një ekuilibër ekonomik në skuadër.

Sidoqoftë, dy emra që raportohet se janë në agjendën e klubeve arabe janë Frenkie De Jong dhe Raphinha.

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, Raphinha mund të johset sërish, pasi refuzoi një kontratë milionëshe në vitin 2024 për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

Situata e De Jong është më fleksibël, me klubin që nuk po arrin të gjejë një marrëveshje me të për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2027.

Një ofertë e madhe për yllin holandez mund t’i bind drejtuesit e klubit spanjoll që ta shesin atë, sidomos duke marrë parasysh edhe pagën e tij të madhe.

Barcelona do t’i konsiderojë ofertat për të gjithë lojtarët në 2025 dhe zgjidhja e të ardhmes së De Jong është një objektiv për bordin e klubit./Telegrafi/

Marketing