Dybala i refuzon të gjithë, gati për rinovimin me Romën

Paulo Dybala do vetëm Romën. Argjentinasi nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti dhe rinovimi deri në vitin 2026 është më afër se kurrë.

 

Për lojtarin kanë shfaqur interes disa klube të mëdha europiane, përfshirë këtu dhe Interin, por kampioni i botës i ka refuzuar të gjithë dhe është i vendosur se e ardhmja e tij do të jetë në kryeqytetin italian.Me shume gjasa marrëveshja e re do të zyrtarizohet në fillim të gushtit dhe Dybala do të nënshkruajë kontratën e re deri në 30 qershor 2026 me opsion edhe për sezonin në vijim, ndërsa paga e tij do të rritet nga 4,5 milionë që është aktualisht në 6 milionë euro në sezon.

Në sezonin e tij të parë me Romën, Dybala luajti 38 ndeshje në total duke shënuar 18 gola. Argjentinasi konsiderohet si njeh nga lojtarët me te rëndësishëm për Romën e Jose Mourinho-s dhe dëshira e tij mbetet vetëm kryeqyteti italian

Marketing