Dybala përshëndetet me Juventusin: Doja të qëndroja, kam dhënë gjithçka për këtë klub

Nesër në mbrëmje, në ndeshjen kundër Lazios në “Allianz Stadium”, Paulo Dybala do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi me fanellën e Juventusit.

Marketing

Me një mesazh të gjatë në Instagram, numri 10 i Juventusit, i tërhequr fort nga Interi, i ka thënë lamtumirë tifozëve bardhezi.

Ai ka deklaruar se dëshira e tij ishte për të vazhduar me Juventusin.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshëndetur, ka kaq shumë vite dhe kaq shumë emocione të përfshira, të gjithë së bashku. Mendova se do të ishim bashkë edhe për më shumë vite, por fati na vendos në rrugë të ndryshme. Unë nuk do të harroj kurr gjithçka që keni bërë te jetoj çdo ndeshje çdo gol me ty jam rritur, mësuar, kam jetuar dhe ëndërruar. Kanë qenë 7 vite magji, 12 trofe dhe 115 gola që askush nuk do na i heq Kurrë”, ka shkruar argjentinasi.

Ai më pas ka falënderuar klubin për kohën e kaluar së bashku.

“Faleminderit që më keni mbështetur në momente të vështira. Falënderoj ata që më kanë shoqëruar ndër vite: nga i pari tek i fundit, nga tifozët te njerëzit që punojnë brenda klubit, të gjithë, trajnerë dhe shokë, punonjës dhe drejtues. Veshja e kësaj fanelle të rëndësishme së bashku me shiritin e kapitenit ishte një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, të cilën shpresoj t’ua tregoj një ditë fëmijëve dhe nipërve të mi. Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë lamtumira jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të hyj në fushë me buzëqeshje dhe kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka për ty.”

Sipas mediave në Itali, Dybala pritet të kalojë te rivali i Juventusit, Interi

Marketing