Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala ka rezulutuar sërish pozitiv në testin e koronavirusit.
Ai është diagnostikuar pozitiv më shumë se një muaj më parë, në 21 mars, por ende nuk është shëruar megjithëse nuk shfaq asnjë simptomë.
Ylli argjentinas u prek nga koronavirusi sëbashku me të fejuarën e tij por kjo e fundit ia doli ta hedh pas krahëve sëmundjen.
Prej 40 ditësh Dybala qëndron në karantinë në shtëpinë e tij në Torino dhe do t’i duhet ende të presë për t’iu bashkuar skuadrës.
Para pak ditësh, Juventus njoftoi shërimin e plotë të dy futbollistëve të tjerë që ishin sëmurur me COVID-19, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani.