Ta akuzosh tjetrin dhe vetë të bësh të njëjtën,madje më keq .Kjo ka ndodhur me Sekretarin Organizativ të Besës Adnan Azizi që ka shënjestruar tjerët dhe ka harruar se vetë ai nuk i respekton masat kundër Covid-19 informon ts.
Ai sot akuzoi Zëvendës ministrin e MPB-së, Agim Nuhiu duke thënë për të se vetëm për të realizuar agjendën partiake po vë në rrezik qytetarët duke lejuar tubimet masive, pa ruajtur distancën dhe pa mbajtur maskat. Kur ai i cili duhet të jetë shembull i respektimit të rekomandimeve nuk e bën detyrën e vet, normalisht që qytetarët nuk do i marrin seriozisht rekomandimet shëndetësore për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave është shprehur Azizi përcjellë ts.
Por dëshmitë e nxjerrin blof vetë Sekretarin Organizativ të Besës për shkak se është ai vetë shumë më keq në një fotografi të [ërbashkët me anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij që nuk respektojnë të njëjtat masa për të cilat flet Azizi dhe përmes fotografive shihen njerëz që bashkë me Adnan Azizin nuk respektojnë distancën fizike, nuk mbajnë maska dhe me automatizëm edhe ata përbëjnë rrezik për të përhapur virusin Korona.ts