Dygjuhësia në bankënota, Bankës Popullore i duhet kohë

Banka popullore do të bëjë një analizë të detajuar të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve për të konstatuar nëse tani, pas hyrjes në fuqi të tij, do të ketë ndryshime në kartëmonedhat.

Marketing

Projekt-ligji parashikon që kartëmonedhat dhe monedhat të përmbajnë simbole të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

“Pas publikimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, me të cilin në nenin 8 parashikohet se kartëmonedhat dhe monedhat si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve, që flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuha e folur nga të paktën 20% e qytetarëve dhe alfabeti i tyre “, BPRM fillon me një analizë të hollësishme për të përcaktuar se cilat aktivitete do të duhet të ndërmarrim si institucion dhe në cilin afat”., thonë nga Banka popullore.

Përndryshe, te kartëmonedhat që janë në përdorim, kartëmonedha 200 denarëshe, që u lëshua së pari në dhjetor të vitit 2014, ka motive me elemente artistike nga fasada e Xhamisë së larme në Tetovë dhe pllaka mermeri të dyshemesë me dizajne lulesh, të Xhamisë së Isak Beut në Manastir. Kartëmonedha 100 denarëshe, e lëshuar në vitin 1996 në njërën anë, përmban motive nga një shtëpi tradicionale shqiptare