Dymbëdhjetë persona më lehtë të lënduar gjatë aksidenteve në Shkup

Dymbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në SPB Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar gjashtë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 16 shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet, dy fillestarë, si dhe 12 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, katër shoferë për parakalim të parregullt, dy shoferë për mos mbajtjen e helmetës mbrojtëse, 11 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes.

Janë hasur edhe 73 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 78 automjete.