Sot shënohet përvjetori i dymbëdhjetë i rrëzimit të helikopterit, në të cilën tragjikisht humbën jetën 11 anëtarë të forcave ajrore Uing kur një helikopter i ushtrisë Mi-17 u rrëzua pranë fshatit Bllacë, Katllanovë.
Në përkujtim e rrëzimit të helikopterit në memorialin e Bllacës, Katllanovë, do të vendosin lule delegacione nga Shtatmadhoria, nga Ministria e Mbrojtjes, nga Komuna e Petrovecit, Komanda e operacioneve, Forcat ajrore UING, Brigada e parë e këmbësorisë dhe anëtarët e familjes së pjesëtarëve të vdekur.
Më parë, anëtarët e Forcave ajrore UING do ta përkujtonin ngjarjen me vendosje të luleve në memorialin përpara komandës në Kazermën Strasho Pinxhur në Petrovec.
Helikopter ushtarak Mi-17 u rrëzua këtë ditë 12 vite më parë në fshatin Bllacë afër Katllanovës, vetëm 50 metra larg shtëpive të fundit të fshatit.
Në kushte të shikueshmërisë së zvogëluar, për shkak të mjegullës, helikopteri filloi të zbriste në aeroportin “Aleksandri i Madh”. Aterimit të helikopterit i ka paraprirë një shpërthim.
Në aksident nuk pati të mbijetuar, ndërsa humbën jetën nënkoloneli Toni Spasovski, rreshteri Aleksandar Vasiq, rreshteri Aleksandar Taskovski, kadeti Toni Davitkovski, rreshteri i vjetër Janko Shiriq, majori Goran Ristovski, dhjetari Zllatko Veljanovski, kapiteni Brane Spasovski, rreshteri Miki Ivanovski, kadeti Sllavço Vasilev dhe kapiteni Igor Gjorevski.
Njëmbëdhjetë paqeruajtësit ktheheshin nga misioni ALTEA në Bosnje e Hercegovinë.