Dyndje refugjatësh në Greqi/ Qeveria e Mitsotakis vendos t’iu heqë të drejtën e apelimit për azilkërkuesit.

Greqia do të zhvendosë emigrantët nga kampet që gjenden në ishujt grekë, në përpjekje për t’u përballur me valën e re të emigrantëve. Një ditë më parë është marrë vendimi që të shtohen masat e sigurisë në kufijtë e saj.

Marketing

Këshilli i Qeverisë për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje zhvilloi dje një mbledhje të jashtëzakonshme, pas një numër i madh emigrantësh mbërriti gjatë kësaj jave në Greqi.

Për të ndalur fluksin e emigrantëve në Greqi, do të bashkëpunojë edhe agjencitë e BE-së, Frontex, por edhe NATO. Në Greqi vazhdojnë të qëndrojnë emigrantë të shumtë, që iu është refuzuar kërkesa për azil, por që vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje po ashtu është vendosur që të shkurtohet procedura e azilit – që mund të zgjasë për disa muaj – dhe do të hiqet faza e apelimit për azilkërkuesit që u është refuzuar azili dhe të cilët do të deportohen.