Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR sot i ka rreth 100 ekipe me nga dy vëzhgues të sistemuar në vendvotimet në mbarë vendin të cilët do të informojnë për votimin në referendum.
Shefi i Misionit, Jan Petersen tha se vëzhguesit janë në vendvotimet që para se të fillojë votimi dhe do të jenë atje gjatë ditës.
“Ne vetëm vëzhgojmë, nuk ndërhyjmë në asnjë mënyrë, nuk japim komente, nuk do të japim vlerësime para pres konferencës tonë të caktuar për nesër. Kemi 100 ekipe me nga dy persona, domethënë sot i kemi 200 njerëz. Kemi 10 ekipe të vëzhguesve afatgjatë të cilët janë këtu mbi një
muaj, por ky është procesi tjetër i referendumit – administratës, legjislacionit, fushatës, gjendjes me mediat, por për ditën e sotme i kemi 100 ekipe”, tha Petersen, i cili vëzhgon në vendvotimin në gjimnazin “Josip Broz” në Shkup.