Rreth 500 persona, përfshirë të burgosur dhe të punësuar, do të testohen në burgun e Shutkës pas konfirmimit të djeshëm se një i burgosur në Shutkë, pasi kishte ndërruar jetë nga sulmi në zemër, doli pozitiv me virusin Korona.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gjatë ditës së djeshme janë marrë brise nga 30 persona të cilët dyshohet se mund të jenë infektuar pasi kanë pasur kontakt me viktimën, ndërsa mëngjesin e kësaj të premte ekipe mjekësore në numër gjenden në burgun e Shutkës, ku do testohen persona tjerë që mund të jenë infektuar.
Nga burgu i Shutkës nuk deshën të flasin për detaje, shkurt na thanë se akoma po vijon testimi në institucionin e tyre dhe se për analizë të detajuar lidhur me situatën do të dalin ditëve në vijim.
Gjatë ditës së djeshme një grup i të burgosurve në burgun e Shutkës në shenjë proteste hodhën pjatat e ushqimit nga dritaret dhe nuk pranuan ushqim, duke kërkuar lirimin e tyre si mbrojtje nga virusi Korona.
Në burgun ndëshkues në Shutkë momentalisht ka 360 të burgosur, ndërsa pjesa tjetër janë të punësuar.