Dyshime për prostitucion në një sallon masazhi në Prishtinë, arrestohen tri femra dhe një mashkull

Gjatë një operacioni policor në një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, policia ka arrestuar katër persona (një mashkull dhe tri femra) nën dyshim përfshirje në veprat penale ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

Marketing

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e PK-së, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda Prishtinë, duke përdorur masa të fshehta të hetimit, më 30.11.2018, ka realizuar një plan taktik. Gjatë realizimit të planit, në një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar, tri femra dhe një mashkull, përcjell Telegrafi.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar nën dyshim përfshirje në veprat penale: ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’, janë: M.D. (1986) mashkull, L.D. (1982) femër, A.B. (1989) femër dhe L.L. (1977) femër.

Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK-ë, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’.

Policia si prova materiale ka konfiskuar një arme zjarri me një karikator dhe dy fishekë të njëjtës armë, gjashtë telefona mobil, para në vlere 820 euro dhe 20 franga (tetëqind e njëzet euro dhe njëzet franga) dhe dokumente të ndryshme.

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.