Rusia ka dhënë miratimin për dërgimin e opozitarit, Alexey Navalny, për trajtim në Gjermani. Më herët mjekët vendas u shprehën se lideri opozitar ishte shumë i sëmurë për t’u lëvizur për në Gjermani.
Një avion mjekësor është në pritje për ta dërguar atë për trajtim në Gjermani. Berlini synon fillimisht që ta shërojë atë e më pas të hetojë nëse bëhet fjalë për një helmim të qëllimshëm.
Navalni ka qenë në gjendje kome që nga e enjtja kur u sëmur në një fluturim dhe mbështetësit pretendojnë se bë het fjalë për një helmim të qëllimshëm përmes çajit që kishte konsumuar në mëngjes.
Gruaja e Navalnit, u tha gazetarëve se beson se mjekët po kërkojnë të fshehin këtë fakt.
“Ne sigurisht besojmë se është bërë për t’u siguruar që një substancë kimike që është në trupin e Alekseit të shpërbëhet,” tha ajo. “Ne sigurisht nuk mund t’i besojmë këtij spitali”.
Zv.drejtori i spitalit, Anatoli Kaliniçenko tha që asnjë shenjë helmimi nuk ishte gjetur në teste dhe shtoi se spitali tashmë kishte një diagnozë, por ende nuk mund ta zbulonte publikisht.