Dyshohen se blenë vota para zgjedhjeve, arrestohen dy persona në Maqedoni! Gjatë bastisjes kapen armë, plumba dhe rreth 20 mijë euro

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka arrestuar sot dy persona në Çashkë, pasi dyshohen se kanë bërë blerje votash, transmeton TV21.

Marketing

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të arrestuarit të parë janë kapur armë dhe plumba, ndërkaq në shtëpinë e të arrestuarit të dytë, përveç armëve dhe plumbave, kanë gjetur edhe para në vlerë rreth 20 mijë euro.

Armët i kanë pasur pa leje.

“-Sot (06.05.2024) në ora 15.20 nëpunësit policorë nga SPB Veles kanë privuar nga liria I.I.(52) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “blerje votash” janë gjetur dhe marrë armë “Zastava” me dy korniza, 58 plumba dhe 4 proektila për të cilat nuk ka pasur leje. I.I. është arrestuar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

–Gjithashtu, në ora 17:00 nëpunësit policorë të SPB Veles kanë arrestuar A.Ç.(50) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për dyshimet se ka kryer veprën penale “blerje votash” janë gjetur dhe marrë armë “Vallter” me një kornizë, “Zastavë e kuqe”, “Bull” me një kornizë, 139 plumba, celular dhe 986.000 denarë (mbi 16 mijë euro) dhe 2.325 euro. A.Ç. është mbajtur në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Marketing