Manolo Portanova është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm seksual me tre bashkëpunëtorë në Siena vitin e kaluar.
Mesfushori 21-vjeçar i Genoas do të dalë me dy persona të tjerë para gjyqtares së Gjykatës së Sienës, Ilaria Cornetti më 7 qershor. Treshja, akuzohen për sulm seksual ndaj një 21-vjeçari, natën e 30 majit 2021.
Siç detajohet nga “ANSA”, Portanovës dhe të dyshuarve të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak, por më pas ky vendim ishte revokuar. Pas 10 muajsh hetime, ku përfshihen një sërë intervistash dhe ekzaminimesh në celular, ushtruesi i detyrës së prokurorit, Nikolla Marini, urdhëroi arrestimin për gjykim për Portanovan dhe dy të dyshuarit e tjerë, përcjellë KosovaPress.
Një nga këta dy të dyshuar është një i afërm i mesfushorit të Genovas. I dyshuari i katërt, i cili ishte 17 vjeç në momentin e ngjarjes, është nën juridiksionin e Gjykatës për të Mitur të Firences.
21-vjeçari Portanova shënoi golin e tij të parë në Serie A në fillim të këtij muaji në fitoren kyçe 1-0 të Genoas ndaj Torinos.